Shqipëri

Shpallen fituesit në 11 bashkitë e para, PS dominon me mbi 90%

Ka përfunduar në 11 Bashki procesi i numërimit të votave.

Kështu, PS ka arritur të marrë për herë të parë pas shumë kohësh bastionin e Partisë Demokratike, Bashkinë e Tropojës. Përballë Byberi garonte vetëm kandidati i Bindjes Demokratike, Edison Hasanaj, i cili ka fituar vetëm 177 vota. Ndërkohë që Rexhë Byberi ka fituar 3538 vota.

Kandidati i PS, Eduart Duro, ka fituar me 6304 vota nw Bashkinw e Devollit përballë tre kandidatëve të tjerë, që ishin në garë. Fezi Shaholli, i cili ka siguruar 648 vota, Ylli Cenkolli i FRD me 242 vota dhe Artur Korpollogu i “Shpresa për Ndryshim” me 341 vota.

Jorgo Goro është rizgjedhur për herë të tretë në Himarë me 4,209 vota. Goro kandidonte nën sigën e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Në Kolonjë është shpallur fitues Erion Isai i cili ka grumbulluar 4279 vota, ose 93.37% të votave të përgjithshme.

Luiza Mandi ka konfirmuar veten si kryetare e Bashkisë së Libohovës. Me numërimin e 12 kutive, Mandi mori 1275 vota.

Shaip Beqiri është rikonfirmuar si kryetar i Bashkisë së Konispolit, ku nga 17 kutitë e numëruar ka siguruar 3328 vota.

Kryetari i Bashkisë së Belshit e ka rikonfirmuar postin e tij. Nga 41 kutitë e numëruara, Arif Tafani ka siguruar 6377 vota.

Në Pustec, fiton kandidati i PS-së, Pali Kolefski me 645 vota diferencë përballë kandidatit Edmond Themelkos, që dorëzon bashkinë pas humbjes. Kandidati i PS-se mori 1505 vota, ndërsa Themelko 859.

Në Fushë Arrëz është konfirmuar Kandidati i Partisë Socialiste ka marrë gjithsej 2462 vota.

Në Poliçan fitues u shpall kandidati i vetëm në garë Adriatik Zotkaj me 4681 vota.