Lajme

Shoqata V.ZH.K vazhdon me projektin e radhës, “Kifle për çdon nxënës”

Shoqata Vizioni për zhvillim dhe kooperim ka filluar implementimin e projektit ” Kifle për çdo nxënës “ në shkollën fillore “ 9 Maji “ në fshatin Çukarkë të komunës së Preshevës, përcjell Ministrialajmeve.com

Implementimi i projektit ” Kifle për çdo nxënës “ ka filluar të realizohet nga muaji janar 2020 edhe në shkollën fillore “9 Maji “ në fshatin Çukarkë.

Përmes ketij projekti po ju sigurohet shuajte pa pagesë të gjithë nxënësve që mësojnë në këtë shkollë.

Përfaqësuesit e shoqatës Vizioni për zhvillim dhe kooperim” kryetari z.Shefki Jonuzi dhe koordinatori Lulzim Miftari sot vizituan nga afër realizimin e këtij projekti ,biseduan me kolektivin e shkollës , të cilët deklaruan se e kanë mirëpritur projektin “ Kifle për çdo nxënës “, duke falënderuar shoqatën dhe donatorin që e ka bërë të mundur këtë projekt.

Kordinatori i projektit z.Lulzim Miftari deklaroi për Rtv Aldin se ky projekt u mundësua nga donatori që jetonë në diasporë ( Gjermania) njëkohësisht e falënderoi për finansimin e këtij projekti.
Në adresën e shoqatës tonë janë adresuar edhe shumë kërkesa nga shkollat fillore të Luginës së Preshevës gjithashtu ne jemi duke angazhuar në këtë drejtim , që të ia mundësojm edhe shkollave tjera këtë projekt.