Maqedoni

SHKUP/ Hasanbeg, tre persona në pranga, banorët dalin në rrugë

Në Hasanbeg të Shkupit gjatë mbrëmjes është zhvilluar një protestë nga banorët e kësaj zone. Sipas qytetarëve protesta ndodhi për shkak të arrestimit të 3 personave nga njësitë speciale të Policisë së Maqedonisë së Veriut, raporton Ministria e Lajmeve.

Gjithnjë sipas informacioneve nga ana e protestuesve u tha se policia gjatë arrestimit kishte përdorur dhunë dhe ishte futur në shtëpitë e të arrestuarve. Për një kohë shumë të shkurtër banorët u organizuan përmes thirrjeve në rrjetin social Facebook duke bërë thirrje për bashkangjitje në protestë. Protesta ishte e pazakontë sepse u zhvillua gjatë orës policore dhe u pa një grumbull i madh i njerëzve.
Siç raportojnë mediumet shqiptare në Maqedoni, të 3 të arrestuarit janë liruar dhe kështu protesta u ndërpre para pak minutash duke u shpërndarë protestuesit menjëherë nëpër shtëpitë e tyre, transmeton Ministria e Lajmeve.