Shkon në 9 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Ka shkuar në nëntë numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.
Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Dy personat që ndërruan jetë sot janë një 45 vjeçar nga Kumanova dhe një 78 vjeçari nga Dibra.
Numri i përgjithshëm i të prekurve është 329, nga ata katër rezultojnë me gjendje më të rëndë shëndetësore, njofton Alsat-M.