Shqipëri

Shkon në 467 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 467.

21 raste të reja janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë.

“Në 24 orëshin që lamë pas ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Dje janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë. Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor” ka thënë Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.