Bota

Shkon në 3 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Një tjetër person ka humbur jetën në Itali dhe sipas mjekëve vdekja ka ardhur nga koronavirusi. Sipas mediave në vend mësohet se viktima e tretë është nga Cremona. Ajo është një grua dhe vuante edhe nga kanceri në mushkëri.

Mjekët janë të dyzuar ende për të dhënë shkakun përfundimtar të vdekjes, por dyshimet janë se ai ka humbur jetën pasi është infektuar nga virusi.

132 të prekur të tjerë që janë konfirmuar në 5 rajone të vendit. Nga ana tjetër Kina vijon të humbasë qindra jetë çdo ditë. Deri më tani numërohen rreth 2345 të vdekur dhe mbi 75 mijë të infektuar nga koronavirusi.