Bota

Shkon në 20 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Të paktën 20 persona kanë vdekur e më shumë se 1000 janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë.

Magnituda 6.8 e përqendruar në qytetin e Sivrice në provincën e Elazigut, rrëzoi shumë ndërtesa duke bërë kështu që banorët të qëndrojnë në rrugë, transmeton Koha.net.

Dridhjet janë ndjerë edhe në Syri, Libi dhe Iran.