Lajme

Shkolla në Lagjën Litesh të Zarbicës

Shkruan: Refik HASANI


Liteshi është Lagja e Zarbicës që graviton më së largu duke përfshirë edhe Kitkën e deri në Gurin e Zi. Përveqë shtrirjes më të madhe kishte edhe numrin më të madhë të banorëve në krahasim me lagjet tjera të Zarbicës. Liteshi, po ashtu ishte me numër të banorëve sa ishte përafërsisht sa fshati Suharrën apo fshati Priboc që kishte vazhduar deri pas luftës së II botërore.

Kështu që edhe numri i nxënësve ishte i madhë dhe para ndërtimit të shkollës ishte mbajtur e organizuar mësimi në shtëpi të Halimit të Ibrahimit në një shtëpi të vjetër dhe në shtëpi n e Zukës së Shabanit në Litesh.

Miftari i Azemit së bashku me Ademin e Ibrahimit dhe bashkëfshatarë të tjerë kan marrë pjesë aktive në disa aktivitete, e ndër ta është duke e pa që nga Liteshi për vijm në shkollën e Zarbicës ishte mbi dhjetë kilometra njëra rrugë deri në shkollën në Zarbicë, kan ftuar bashkëfshatarët për organizm të ndërtimit të objekti të shkollës në Litesh.

Miftari , ishte kryeplaku i katunit dhe është inciator e kontribuesi që banorët t’i shkollojn fëmijët e tyre dhe është angazhuar drejtëpërdretjë në ndërtimin e objektit të shkollës paralel të ndar fizike në lagjen Litesh në vitin shkollor 1963-1964.

Ndërtimi i shkollës është kontribut kundër prapambeturisë, sepse kështu vazhdimisht ju fliste malësorëve në çdo nejë e takim Miftar HASANI, 1909-1978,veprimtar e humanist i Malësisë së Bujanocit.

Së paku në përvjetorin 60-të e hapjes dhe fillimit të punës 2023-1963, së paku ketë një monografi më të plotë. I lusim të gjithë bashëkëvendasit kudo që jan, por që kan njohuri apo posedojn ndonjë dëshmi, foto, lidhur me inciativën dhe aktivitete që ishin ndërmarrë për ndërtimin e kësaj shkolle ti publikojn.

Pasqyrimi i drejtë i inciativës, ndërtimit dhe punës së kësaj shkolle, do t’i bënte nderë punës së kësaj shkolle në arsimimin e dhe edukimin e brezave të Lagjës Kishali dhe Lagjës Litesh të Zarbicës.

*Autori ka kryer shkollën prej klasës së I-ër deri në klasën e V-të fillore në këtë objekt të shkollës së Liteshit, që ishte paralele e ndarë fizike e shkollës fillore ,,Skënderbeu’’ në Zarbicë. Miftari,inciatori për ndërtim të shkollës është Gjyshi i autorit të këtyre rreshtave.