Shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, shkurton orët e mësimit për shkak të muajit të Ramazanit
Shkolla fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë ka vendosur të shkurtojë orët e mësimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, për të lehtësuar mësimdhënësit, punonjësit ndihmës dhe nxënësit që agjërojnë.
Ky vendim është marrë me qëllim që t’ju mundësohet të gjithë atyre që respektojnë këtë muaj të shenjtë të kenë një orar më të përshtatshëm, duke ruajtur njëkohësisht edhe cilësinë e procesit mësimor.
Shkolla u uron të gjithë besimtarëve një muaj të begatë, me shëndet, paqe dhe harmoni!