Lajme

Shkoi për pushime te motra në Itali, humb jetën në aksident 16-vjeçari

Një i ri shqiptar vetëm 16 vjeç humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga një makinë në Ischia të Italisë. Sipas medieve italiane viktima është James Veismaili, që prej 2 javësh kishte shkuar për pushime te motra e tij. Në drejtimin e makinës që shkaktoi aksidentin ishte një grua që gjithashtu në vitin 2012 kishte vrarë një karabinier pasi e përplasi me makinë.

Ajo po mbahet në qeli dhe akuzohet si përgjegjëse në një aksident me pasojë vdekjen. Policia thotë se po rindërton skemën e ngjarjes, por në asfalt nuk ka shenja të frenimit ndërsa makina u gjet në marshin e katërt.