Shkëlzen Doli me koncert për të prekurit nga tërmeti
Violinisti Shkëlzen Doli do t’i kushtojë tingujt e violinës së tij të prekurve nga tërmet i 26 nëntorit. Ai së bashku me anëtarë të Filharmonisë së Vjenës, do të organizojnë këtë koncert bamirësie më 30 dhjetor në Ehrbar Saal në Vjenë. Donacioni nga biletat fillon nga një minimum prej 30 dhe 50 euro për person.
Të gjitha këto donacione do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në portalin e-albania. Të trembëdhjetë anëtarët e Filharmonisë së Vjenës, menjëhërë pas ftesës së violinistit Doli u treguan menjëherë të gatshëm për t’i mbështetur njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Ata janë angazhuar që ky koncert të jetë po aq dinjitoz sa një minikoncert i para tradicionalit të Vitit të Ri, duke përfshirë në të Valse dhe Polka nga dinastia Strauss.