Opinione

“Shkelet privatesia qytetareve,”mbrojtesit” e te drejtave te njeriut po heshtin”

Dje, pas perfundimit te seances se se Kuvendit Komunal te Presheves,e cila zhvilllohej me debate te ashpra mes pozites dhe opozites, ne opinion, rrespektivisht ne rrjetin social te fejsbukut, ndodhi nje skandal i turpshem, si rrjedhoj e publikimit te fotove te nxjerra nga kamerat e “sigurise” se Shtepise se Shendetit te Presheves, nga ana e drejtorit Driton Salihu te Kryetares se deges se PVDs ne Presheve znj.Ardita Sinani. Veprim ky qe sa eshte kunderligjor, njeherit edhe krijon pasiguri tek qytetaret e tjere te cilat cdo dite gravitojne ne ate Shtepi Shendeti.
Ajo qe eshte vene re deri ne keto momente, eshte mos reagmi i asnje “mbrojtesi” te te drejtave te njerut ne Presheve e Lugine te Presheves.
Heshtja e shume aktivisteve, Keshillit per te Drejtat e Njeriut, zyres se Avokatit Popullor etj eshte e pakuptimt, deri sa reagime kunder ketij veprimi te Drejtorit Salihu, kane shprehur shume intelektual, aktivist e veprimtar te ndryshem.
Valon Arifi, nje nder aktivistet qe njihet si me i zeshem e kritik ne raste te tilla, e qe dje gjate dites kerkonte lirimin e Zyres per te Rinje, me mbishkrimet #RagmiLiroZyren, ende nuk eshte shprehur per kete veprim qe ne mos askujt, me se shumti atyre ju takon te regojne.
Mbetet te shihet nese nje reagim i tille do te ndodh, por heshtja ne raste te tille nenkupton te pajtohesh dhe pranosh veprimit jo te drejt te z.Driton Salihu.