Shqipëri

Shkarkohet Rudina Hajdari nga pozita e kryetares së Grupit Demokrat në Parlamentin e Shqipërisë

Pak orë më parë është shkarkuar Rudina Hajdari, si kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas burimeve mësohet së në vendin e saj do të emërohet Myslim Murrizi.

Kujtojmë që Rudina Hajdari është edhe pjesë e këshillit politik të reformës zgjedhore. Sot, deputeti Ralf Gjoni paralajmëroi largimin e deputetes Hajdari nga ky Këshill.

Pas shkarkimit Rudina ka reaguar duke deklaruar se nuk do të bëhet kurrë pjesë e pazareve politike. “Teatri është Godinë e Shenjtë dhe duhet ruajtur. Përpos kësaj, kam ardhur të diskutoj një gjë tjetër. Kam ardhur të flas për diçka tjetër, sepse sapo më erdhi lajmi. Dje në Këshillin Politik u diskutua ndryshimi i sistemit. Sot, kauza më me vlerë është kauza për ndryshimin e sistemit. Ky parlament kalon ligjet, dhe pas tyre, fshihen deputetë që ka biznesmenë pas tij, dhe ka një ministër që duan të shesin prona. Taksat e qytetarëve shqiptarë janë për këto pazare. Skena politike sot është shndërruar me këta politikanë që kanë pas vetes një të fortë, një narkobiznesmen, e ka edhe nga ata që duan një llokmë të kësaj gjëje. Unë s’bëhem kurrë pjesë e kësaj opozite, e këtyre pazareve. më kanë thënë, Rudin kështu bëhet politika me pazare. Jo mor jo, politika nuk bëhet me pazare. Është e rëndësishme që ky parlament të ketë njerëz që përfaqësojnë. Të mbarojë njëherë e mirë kjo mënyrë e shpifur. Unë s’do të jem kurrë mashtruese. Unë s’do të dal kurrë mashtruese dhe me shumë para. Edhe pse do të kem shumë shkopinj nën rrota dhe njerëz që do të më luftojnë, por ama dijeni mirë, se shqiptarët do ngrejnë sytë dhe do më shohin dhe do e dinë që unë quhem Rudina Azem Hajdari”, është shprehur ajo, raporton Shekulli.