Biznes

Shitjet e VW pësojnë rënie të mëtejshme

Shitjet e makinave për kompaninë ”Volkswagen” pësuan rënie të mëtejshme në prill, me më shumë se dy të tretat në tregun e brendshëm, deklaroi shefi i shitjeve të kompanisë.

“Nga viti në vit, kemi humbur 67% të vëllimit në Gjermani”, theksoi Juergen Stackmann, anëtar i bordit VW.

Megjithatë, ai vuri në dukje se ky është ende një pozicion relativisht i mirë në krizën aktuale, me një rënie kërkese shumë më të lartë në vendet e tjera.

“Shpërndarjet totale të makinave nëpër Europë ranë me 83% krahasuar me prillin 2019”, shtoi Stackmann.

Biznesi pati një ndalesë në Britaninë e Madhe, Francë, Itali dhe Spanjë, me një rënie shitjesh prej 99%.

Stackmann tha se situata në Kinë po stabilizohej./DPA