Shesheli alaramon serbët: Amerika do të copton Serbinë
Lideri i radikalëve serbë Vojislav Seselj paralajmëron serbët për një skenar të errët që po përgatitet nga Shtetet e Bashkuara kundër Serbisë.
“Qëllimi përfundimtar i SHBA është që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk duhet të njohim pavarësinë e Kosovës, pa asnjë kosto. Sado i keqe të jetë, qëllimi përfundimtar është që Serbia dhe Kosova të njohin njëra-tjetrën. Amerikanët dëshirojnë të marrin nga Serbia maksimumin, përfshirë Vojvodinën, Sanxhakun, dhe Kosovën. SHBA gjithashtu dëshirojnë që Serbia të ndërpres marrëdhëniet e saj me Rusinë”, tha Sheshel për TV Happy.
Sheshel shtoi se amerikanët kanë qenë gjithmonë kundër Serbisë, dhe nuk shpresonn se do të ketë ndryshim në qëndrim nga administrata e Trumpit.