Sherifi: Nisma është mobilizuar fuqishëm për zgjedhje, s’diskutohet kalimi i pragut
Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka qenë i ftuar në “Intervistën e Javës”, të portalit gazeta blic
Në mesin e shumë çështjeve të diskutuara, ai i është përgjigjur edhe pyetjes rreth pragut, pra nëse Nisma e ka të sigurtë atë. Sipas Sherifit, kjo çështje për ta është e mbyllur, pasi besojnë se do t’i marrin diku rreth 50-55 mijë vota.
“Pragun e Nismas e përmendin kundërshtarët tanë dhe ata që nuk na njohin. Tek miqtë e Nismës, simpatizantët, ata që e njohin, e dinë. Kemi struktura anë e mbanë Kosovës. I dimë anëtarët tanë, e dimë ku e kemi elektoratin tonë, andaj tani na mbetet të punojmë atje. Me këtë mobilizim, që nga kryetari e deri te anëtari i fundit, pa asnjë dilemë, për herë të katërt, Nisma do të konfirmohet si forcë parlamentare. Sipas të dhënave nga tereni, kemi kapacitet që të arrijmë nga 50 deri në 55 mijë vota”, tha Sherifi.