Lajme

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë – vdiq një 86-vjeçar nga Dumnica e Podujevës

Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë. Një 86-vjeçar nga fshati Dumincë e Podujevës ka vdekur në Infektivë.

Mësohet se bëhet fjalë për babanë e një personi që kishte ardhur nga Italia e që po ashtu ishte i infektuar me koronavirus.

Familjarë të viktimës kishin thënë se ai vuante edhe nga sëmundje kronike.