Kryesore

Shefi i shërbimit të Gjinekologjisë në Vranjë është shkarkuar për shkak të vdekjes të gruas nga Presheva

Shefi i shërbimit të Gjinekologjisë në Vranjë është shkarkuar për shkak të vdekjes së një gruaje nga Presheva në lindje

Shefi i shërbimit gjinekologjik në Vranjë, dr. Dragan Veliçkoviq, është shkarkuar nga pozita e tij për shkak se një grua nga komuna e Preshevës ka vdekur të mërkurën e kaluar në atë repart, njoftojnë mediat serbe, përcjell preshevacom.

Udhëheqës i ri i Gjinekologjisë është mjeku Ivan Miladinoviq.

R.A. (37) nga komuna e Preshevës ka ndërruar jetë më 17 prill në Spitalin në Vranjë, në repartin e gjinekologjisë, ndërsa shkaku i vdekjes ende është duke u përcaktuar.

Foshnja mbijetoi dhe është në gjendje të mirë.