Shefi i Amazon-it, falë COVID-19 pritet të bëhet trilioneri i parë në botë
Më shumë se 30 milionë amerikanë kanë mbetur të papunë dhe numrat janë ende në rritje si pasojë e coronavirusit, por kriza nga COVID-19 miliarderët po i bën edhe më të pasur se kurrë.
Coronavirus ka infektuar më shumë se 3.5 milionë njerëz në të gjithë botën, dhe kostoja e tij ekonomike nuk mund fillojë të matet ende, transmeton Telegrafi.
Por kjo kosto nuk do të bjerë mbi të gjithë ne në mënyrë të barabartë. Disa do të dalin nga kjo krizë e paparë edhe më mirë sesa ishin më parë.
Pronari i Amazon, Jeff Bezos, tashmë njeriu më i pasur në botë me pasuri personale diku prej 145 miliardë dollarësh, po shijon një rritje të papritur në pasuritë e tij, pasi më shumë njerëz po bëjnë blerje nga shtëpitë e tyre.
Amazon ka raportuar të ardhura prej 75.5 miliardë dollarësh për tremujorin e parë të vitit 2020.
Bezos, i cili ishte personi i parë që kishte pasuri me një shifër prej më shumë se 100 miliardë dollarësh, do të bëhet trilioneri i parë. Ai planifikon ti rrisë edhe më shumë të ardhurat e tij. Ai ka njoftuar se Amazon aktualisht planifikon ti investoj të gjitha të ardhurat e tij nga tremujori i dytë i vitit 2020 në kompaninë e tij, të ardhura që pritet të jenë më shumë se 4 miliardë dollarë.
Gjiganti global i shitjes me pakicë do të shpenzojë paratë e tij në mjetet kundër pandemisë COVID-19, që të mbrojë kompaninë (punëtorët) nga virusi.
Ai gjithashtu ka premtuar paga më të larta për punëtorët, dhe testimin e rregullt të coronavirusit për punonjësit.
Amazon raportohet të ketë marrë vetëm 175,000 punëtorë të rinj vetëm gjatë tremujorit të fundit.
Disa prej tyre mund të jenë personel i përkohshëm për të ndihmuar në kërkesën e lartë aktuale, por shumë prej tyre do të mbesin aty.
Në afat të shkurtër dhe mesatar, gjithçka që do të kushtojë shumë para, por në afat të gjatë këto masa mund të shërbejnë për ta bërë Amazon korporatën më të madhe – mbase të vetmen – në Tokë.
Instituti për Studime të Politikave raporton se brenda 35 ditëve, miliarderët e Amerikës panë pasurinë e tyre të rriten me mbi 10%.