LajmeTë fundit

Opozita kritikon Vucicin: Keqpërdorim i kishës, lojë para vendimit për Kosovën

Lidhja për Serbinë në opozitë ka vlerësuar sot se pjesëmarrja e paralajmëruar e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic në ‘Saborin’ e Kishës ortodokse serbe është keqpërdorim i kishës dhe lojë për vënine në ansestezion të kishës para vendimit për Kosovën, transmeton Ministria Lajmeve

“E gjykojmë ashpër këtë precedent, ftesën për pjesëmarrje nga ana e patriarkut Irinej, dhe mendojmë se të gjithë ata të cilët nuk e mbështesin pushtetin e tanishëm janë vënë në pozitë që ‘Sabori’ nuk mund t’i dëgjojë qëndrimet e tyre, as për çështjen e dmeokracisë në Serbi, as për çështjen e Kosovës”, thuhet në kumtesë, dhe shtohet se kjo paraqet “vënie në nestezion të Kishës para vendimit jokushtetues për dorëzimin e Kosovës të cilin Vucic po e paralajmëron.

Kumtesa kritikon Vucicin se “e ka privatizuar çështjen e Kosovës”, transmetojnë mediet serbe.

Duhet përkujtuar se opozita serbe, e cila po proteston kundër pushtetit të Vucicit, nuk po gjen mbështetje ndërkombëtare edhe për shkak se është kundër njohjes së Kosovës nga Serbia.