Të fundit

Shefat Ademi jep dorëheqje nga të gjitha pozitat e APN-së

Kryetari i nëndegës e fshatit Corroticë Shefat Ademi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se ai ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që kishte në Alternativën për Ndryshim (APN), raporton Ministria e Lajmeve.

Shefat Ademi ishte zgjedhur kryetar i Nëndegës së fshatit Corroticë më 8 dhjetor 2019 ku ishte mbajtur mbledhja e kësaj nëndege me të vetmen pikë të rendit të ditës-zgjedhja e kryesisë së re. Lutfi Hasani ishte zgjedhur nënkryetar dhe Arbër Qerimi sekretar i nëndegës së fshatit Corroticë.

Ademi ka deklaruar se tani rrugëtimin e tij politik do ta vazhdoj në Partinë Demokratike Shqiptare.(PDSH)

Shefat Ademi 1993,prof.i diplomuar i gjuhës shqipe, Preshevë.

Postimi i plotë :

Dorëheqje!
Të nderuar bashkfshatar dhe qytetar të Luginës së Preshevës, dua t’iu informoj se që nga ky moment jap dorëheqje nga të gjitha pozitat, në Alternativën për Ndryshim (APN).
Duke i parë rrethanat, gjatë këtij mandati nëndega e Corroticës, u linçua, diskreditua dhe u anashkalua nga të gjitha projektet që i takonin moralisht!
Ne i’a dhamë fitoren, ajo na ktheu nënçmimin!
Dhe që nga ky moment, rrugëtimin tim politik do ta vazhdoj në Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH)!

Me respekt, Shefati!