Bota

SHBA kërkon ndihmë nga Turqia për ta luftuar koronavirusin, kjo është lista që e dërguan në Ankara

Deri më tani 93 vende kanë kërkuar ndihmë nga Turqia për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19) dhe deri më tani Turqia ka orfuar ndihmë me pajisje mjekësore 32 vende, transmeton Kosova Post.

“Në të kaluarën ishim vend që kërkonte ndihmë nga bota në kohë krizash, kurse sot, 69 vende kanë kërkuar ndihmë nga Turqia. Prej tyre, 17 vendeve, në kuadër të mundësive, ua kemi dërguar materialet e nevojshme”, tha Erdogan në një fjalim drejtuar kombit në lidhje me masat kundër pandemisë e cila ka përfshirë gjithë globin.

Turqia është vendi i 10-të më i prekur nga COVID-19 në gjithë botën teksa numëron 38 226 të infektuar dhe 812 të vdekur.

Numri i të infektuarve por edhe viktimave nga koronavirusi në botë, sa vjen e rritet.

Kjo situatë madje ka detyruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kërkojnë ndihmë edhe nga Turqia.

Ambasada amerikane në Ankara në një letër drejtuar ministrisë së shëndetësisë shkruan: “Ju bëjmë thirrje institucioneve qendrore që të na ofrojnë mjete pasi deri tani ka munguar bashkëpunimi. Nuk kemi mjete as për zyrtarët shtetëror, as për policinë dhe as për stafin mjekësor, ato mjete të cilat i kemi janë shumë të vogla.

Na duhen maska, doreza, qese për kufoma, çarçafë për një përdorim për mbrojte nga coronavirusi,

dezinfektues, termometër infra të kuq për ballë, rroba adekuate dhe dezinfektues.

Në kërkesë thuhet se mund të bashkpunojmë edhe në kuadër të aplikimit të mallrave këmbimore: “Në kuadër të luftës kundër epidemisë, në qoftë se disa nga materialet e mundshme mund të blihen nga Shtetet e Bashkuara, ku mund të ketë kapacitet të tepërt, ne mund të ju ofrojmë metodën e këmbimit për mallrat e nevojshme në Turqi”./