SHBA dërgon 500 trupa në Arabinë Saudite pas rritjeve të tensioneve me Iranin
500 trupa janë dërguar në Arabinë Saudite, pasi që raportet midis tyre dhe Iranit kanë filluar që të tensionohen edhe më shumë.
500 trupat janë pjesë e 1,000 trupave shtesë që administrata Trump njoftoi se po dërgonte në Lindjen e Mesme në qershor. Kongresi nuk është njoftuar zyrtarisht për vendosjen, por ka marrë një informatë informale, ndërsa informimi publik pritet të bëhet javën e ardhshme, raporton CNN.
Njoftimi do të përfshijë detaje më specifike rreth vendosjeve ushtarake amerikane të cilat janë shpallur publikisht.
Satelitë komerciale me rezolucion të lartë kapën një vendosje fillestare të trupave amerikane dhe personelit mbështetës në mes të qershorit, si ku ndër të tjera janë kapur edhe përgaditjet të cilat janë bërë nga trupat amerikane.
“Pajisje ndërtimi dhe kampe për qëndrim u shfaqën në fund më 27 qershor në një bazë ajërore të Arabisë Saudike, duke sugjeruar se në atë kamp janë duke vazhduar punime të shumëta. Kampi në lindje të pistës është tipik i skuadrave inxhinierike të Forcave Ajrore”, tha Jeffrey Lewis, drejtures i Projektit të Mospërhapjes së Azisë Lindore në Institutin për Studimeve Ndërkombëtare.