SHALA: PRESIDENTI DHE RAMUSH HARADINAJ MË BINDËN QË TA VOTOJ KËTË QEVERI
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, i cili ishte në mëdyshje për votimin e qeverisë Hoti, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, e kanë bindur atë për të votuar pro qeverisë së re.
Shala ka thënë se presidenti Thaçi dhe kreu i AAK-së e kanë vizituar atë mbrëmë në shtëpinë e tij dhe e kanë bindur që të votojë pro qeverisë Hoti.
“Unë para dy ditësh kam deklararuar se do të votojë kundër kësaj qeverie. Por, mbrëmë me vizitën që kam pasur në familjen time të presidentit dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, po e ndërroj mendjen dhe vota ime do të jetë pro qeverisë Hoti”, ka thënë ai.
Vota e tij ka përcaktuar formimin e qeverisë, e cila është votuar me 61 vota.