Shaip Kamberi pritet në takim nga zv.kryeministri Besnik Bislimi
„Sot u mirëprita në një takim shumë të frytshëm nga Zavedëskryeministëri I parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për të diskutuar pozitën e vështirë dhe diskriminuese që shqiptarët përjetojnë në Luginën e Preshevës.
Përveç situatës politike në Luginën e Preshevës e njoftave z. Bislimin për 4 propozime ligjore që synojnë të krijojnë mekanizma ligjorë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.
Megjithatë, Parlamenti I Serbisë refuzon t’I trajtojë ato, duke I lënë ato jashtë rendit të ditës.
Propozimet përfshijnë ndryshimin e Ligjit për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare nga pakicat, Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, Ligjin mbi organizimin territorial të gjykatave, dhe ndryshimin e Rregullores së punës së parlamentit. Edhe pse procedurat parlamentare janë kaluar, këto çështje po përmbyten në debat.
Gjithashtu, fakenderova z. Bislimin për angazhimet e Qeverisë së Kosovës për hapat e ndërmarrë për të adresuar çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke ofruar mbështetje financiare dhe duke theksuar rëndësinë e mospranimit të trajtimeve të dyfishta të pakicave në rajon.
Biseduam për domosdoshmërine e zgjidhjes së çështjes së liçencimit të mjekëve nga Lugina e Preshevës që punojnë në Kosovë. U informova se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt“ ka shkruar Kamberi