Shaip Kamberi në shënimin e 31 vjetorit të SDA-së
Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka marrë pjesë në shënimin e 31 vjetorit të themelimit të Partisë SDA nga Sanxhaku dhe organizimit politik të boshnjakëve në Sanxhak.
“Nën shoqërimin e kryetarit të SDA, z. Sulejman Ugljanin, bashkë me Ministrin e sigurisë së Bosnës dhe Hercegovinës, z. Selmo Cikotiq bashkëbiseduam edhe me kryetar të partive të boshnjakëve nga rajoni.
Për përvjetorin e 31 të organizimit politik të boshnjakëve të Sanxhakut në Novi Pazarë qëndruan edhe deputet e veprimtarë nga Republika e Kosovës, kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve nga Mali i zi dhe mysafirë të shumtë nga rajoni.
Bashkëpunimi në mes të pakicave të diskriminuara nacionale e me qëllim të avancimit dhe përmirësimit të pozitave tona është i domosdoshëm”, ka shkruar Kamberi në Facebook./folonline