Shaip Kamberi i dhuron Vuçiqit dhe Brnabiqit një libër për shqiptarët
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi u ka dërguar dhuratë një libër për shqiptarët, presidentit Aleksandër Vuçiq dhe kryeministres Ana Brnabiq.
“Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe” nga shkrimtari Aleksandar Pavloviq është libri që Kamberi u ka dhënë Vuçiqit dhe Brnabiqit.
“Shpresoj që do t’i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime. Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj”, ka shkruar Kamberi.
Postimi i plotë:
Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Ana Brnabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.
Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.
Shpresoj që do t,i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.
PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj.