Të fundit

Shaip Kamberi flet për rezultatet preliminare: Ka shumë gjasa që të fitojmë një mandat

Bartësi i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar Shaip Kamberi, ka folur për rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Kamberi ka thënë për Klankosova.tv se gjasat që ai të bëhet sërish deputet janë të mëdha.

“Ka gjasa shumë që të fitojmë. Ne kemi 8 mijë e 400 vota në Preshevë e Bujanoc. Nuk i kemi ende votat nga Medvegja. E presim pak edhe nga brendia e Serbisë”.

Ai theksoi se ende nuk është e sigurt fitorja.

“Akoma nuk është e sigurt. Janë rezultate preliminare. Akoma ka shumë vota për t’u numëruar”.