Të fundit

Reagon ashpër Kamberi, pas dëmtimit të përmendores së dëshmorit të UÇPMB’së, Fatmir Ibishit

Sot pasdite disa persona të panjohur kishin provokuar banorët e fshatit Konçul, duke vendosur flamurin Serb në vendin ku është rënë dëshmori i parë i UÇPMB’së Fatmir Ibishi, dhe kishin dëmtuar me ngjyr të bardhë logon e UÇPMB-së.

Ibishi kishte rënë heroikisht gjatë një aksioni që ishte bërë kundër forcave Serbe, e ku kishte mbetur edhe një Serb i vrarë dhe disa të plagosur.

I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i banorëve të cilët u tubuan tek përmendorja e ku në përkrahëje të banorëve të fshatit Konçul doli edhe zv.kryetari i komunës të Bujanocit, Shqiprim Musliu, njëherit edhe kryetar i LPD-së në Bujanoc.
Musliu largoi flamurin e Serbisë duke e zëvendësuar me flamurin kuq e zi.

Me këtë rast ka ardhur edhe reagimi i deputetit shqiptar, z.Shaip Kamberi, i cili këtë aktë e cilësoi si të paprecedent dhe provokim duke rrezikuar paqën dhe stabilitetin në Luginë.

Reagimi i plotë i Kamberit:

Gjykoj ashpër provokimin e paprecedent të dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi dhe vendosjen e flamurit serb mbi të.

Ky akt rrezikon paqën dhe stabilitetin, provokon banorët shqiptarë të fshatit Konçul dhe Komunës së Bujanocit dhe nxitë situata të padëshirueshme për të gjithë.

Është krejtësisht i pakuptimt dhe i papranueshëm qëllimi që të tensionohet situata dhe të nxiten incidente me provokime të këtij lloji.

Ftoj organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti dhe parandalimin e provokimeve të tjera eventuale.