Lajme

Serbia regjistron 38 viktima dhe mbi 5 mijë raste të reja me koronavirus

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 38 persona si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 5.107 raste të reja. Sipas të dhënave zyrtare, në spitalet në mbarë vendin janë në trajtim 7.368 pacientë, mes të cilëve 290 në respiratorë. Prej dje janë testuar 17.801 persona, ndërsa 5.107 kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19.

Në periudhën e njëjtë kanë vdekur 37 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.308. Në Serbi janë regjistruar gjithsej 600.596 raste të infektimit me koronavirus deri më tani, kurse janë testuar 3.424.443 qytetarë.