Serbia pranon 30 tanke dhe 30 automjete te blinduara donacion nga Rusia
Shteti serb ka pranuar 30 tanke dhe 30 automjete të blinduara si donacion nga Rusia.
Këtë e ka konfirmuar Ministrja e Mbrojtjes së Serbisë, shkruan rs.n1info.com.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviq dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjenerali Milan Mojsilovic morën pjesë në dorëzimin e 30 tankeve T-72MS dhe 30 makinave të blinduara të zbulimit BRDM-2MS si donacion nga Federata Ruse për Serbinë në Kazermën e Nishit “Mija Stanimiroviq”.
