Lajme

Serbia planifikon t’i rikthej masat antiCovid nëse kalohet shifra e 1000 të infektuarve në ditë

Reduktimi i numrit të njerëzve të mbledhur në vende publike, reduktimi i orarit të punës së objekteve të hotelierisë, rritja e kontrollit të respektimit të masave në çdo vend, veçanërisht në qendrat tregtare..këto masa mund të priten nëse tejkalojmë numrin prej 1.000 persona të infektuar – deklaroi epidemiologu dhe anëtari i Shtabit të Krizave Prof. Dr. Branislav Tiodoroviq.

Shifra e të infektuarve deri në 500 pacientë në baza ditore është “e pranueshme”, dhe kur vijnë numrat katër shifrorë, kjo tashmë kërkon veprim, u pajtua kolegu i tij Dr. Predrag Kon, i cili i tha RTS se “për masa të reja dhe mbylljes, është e vështirë të flitet tani ”.

Ne të gjithë jemi të interesuar se çfarë na pret në periudhën e ardhshme, ndërsa në këtë moment po regjistrojmë numrin e mbi 300 të infektuarve. Megjithatë, ne jemi ende larg nga futja e masave të reja, besojnë epidemiologët e Serbisë dhe ata apelojnë se vaksinimi është zgjidhje e vetme.

-Numri i të infektuarve deri në 500 nuk kërkonë ndonjë reagim të veçantë, përveç masave të zakonshme, vendosja e maskës në ambiente të mbyllura, distancë dhe dezinfektim. Por nëse i kalojmë 500, duhet të mendojmë për disa masa shtesë, e nëse i kalojmë 1000 të infektuar, atëherë do të na duhet të reagojmë si disa vende të tjera përreth nesh, madje shumë të varura nga turizmi, si Mali i Zi, Greqia – dhe kjo është mbyllja e klubeve të natës, me gjasë do të na duhej të kufizonim funksionimin e objekteve hotelierike. Kjo natyrisht do të bëhej në përputhje me numrin aktual të pacientëve dhe me vlerësimin epidemiologjik. Gjithashtu, do të ishte një kontroll shumë më i fortë dhe më intensiv në qendrat tregtare, sepse ajo që vihet re është se ka mospërputhje me masat në disa raste, siç është mosmbajtja e maskave dhe distanca – thotë profesori Tiodoroviq