Lajme

Serbia ndanë 1 milion euro ndihmë për Kroacinë

Qeveria e Serbisë, me iniciativën e Presidentit Vuçiq, mori një vendim për të dërguar ndihma në Kroaci në vlerë prej një milion euro, për riparimin e pasojave të tërmetit.

Anëtarët e Qeverisë së Serbisë shprehën keqardhje për njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo katastrofë natyrore dhe ndihma ka për qëllim ndihmën për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara.

Një tërmet me madhësi 6.3 kishte goditur Kroacinë qendrore, duke vrarë të paktën shtatë vetë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.