Serbia me masa të reja shtrënguese, nga nesër ora policore fillon në ora 17:00
“Të nderuar gazetar, sot është dita më e rëndë për Serbinë! Kemi gjithsej 171, vetëm sot 36 persona të infektuar, 22 raste janë regjistruar so pasdite”. Kështu e nisi fjalimin e tij pra gazetarëve Presidenti i Serbisë, Vuçiq, i cili u dok shumë i shqetësuar për situatën në Serbi, përcjell Ministria Lajmeve.
Ai më tej sqaroi për masat e reja shtrënguese pasi siç theksoi ai nuk po rrespektohen nga qytetarët “I kam propozuar Qeverisë masa të reja, ora policore do të jetë nga ora 17 deri në 5 të mëngjesit”, transmeton Ministria e Lajmeve.
-Çfarë duhet të bëj më shumë që të më dëgjoni! A kuptoni çfarë po ndodh? Ju lutem, nuk po e bëj këtë për politik, por të mbrojmë jetën! tha Vuçiq.
Vuçiq tha se ditëve në vazhdim masat do të shtrëngohen edhe më tepër: “Nëse edhe kjo nga ora 17 nuk mjafton, do e bëjmë nga ora 13! Do bëhet 24h orë policore dhe fare nuk më intereson se çfarë do të më thoni. Është luftë për jetët tuaja”.
Presidenti serbë e mori shembull Italinë: “Në Itali sot ka 793 të vdekur, njerëz a po dëshironi që kjo të ndodh? Ky është një rekord pas Luftës së dytë Botërore.
Pastaj Vuçiq me doza optimizmi u shpreh se kjo është një ditë e madhe për ne pasi që po vjen ndihma kineze.
Më tej informoi qytetarët në lidhje me numrin e respiratorëve për të cilët tha se janë shumë të rëndësishëm, çdo respirator është i barazvlefshëm me tre jetë njerëzish.
-Kemi rritur numrin e respiratorëve, ditëve në vazhdim do arrijnë këtu respiratorët të cilët do t’i shpërndajmë nëpër spitale.
5,6 liderë të vendeve evropiane kanë kërkuar nga unë sot ndihmë që t’ju jap respiratorë. Unë do t’ju jipja, por s’kam, po përliqemi që t’i ndihmojmë popullit tonë.
Duke filluar nga e hëna vendosim 3000 krevet në Sallën e Panaireve në Beograd, dhe 5000 të tjera nëpër têrë Serbinë, që të mos na vij skenari italian.
Ai vazhdimisht lutej për rrespektimin e masave të mdërrmara nga institucionet shtetërore.
-I lutem njerëzve të sillen me diciplinë.
Mos u shtyni njerëz, mos nxitoni të infektoheni. Nuk mungojnë gjërat ushqimore, ka për të gjithë.
Nga e hëna do të organizojmë transportin e tharmit të bukës, alkoolit 70%, maskave. Të gjitha këto po i prodhojmë dhe do t’i prodhojmë vet ne këtu në Serbi. Na mungojnë ende respiratorë, unë kurrë nuk jam i kënaqur. Të enjtën do të kemi 15.000.000 maska, do t’i shpërndajmë të gjitha popullit, deklaroi Vuçiq./ministrialajmeve.com