Serbia ia vazhdon paraburgimin Nezir Mehmetajt, reagon Konjufca
Të arrestuarit nga autoritetet serbe, Nezir Mehmetaj, i është vazhduar paraburgimi.
Ministri i Jahtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Evropian që ta marrin masa në mënyrë që Serbia të reflektojë.
“Autoritetet serbe ia kanë vazhduar paraburgimin kosovarit Nezir Mehmetaj i cili ishte arrestuar në Merdare derisa po kalonte kufirin në janarin e vitit 2020”, shkruan Konjufca në Twitter.
“Ministria e Jashtme e Kosovës thërret partnerët ndërkombëtarë, SHBA’në dhe BE’në që të kërkojnë nga Serbia ta ndalë këtë praktikë”, ka thënë Konjufca.
Kjo praktikë e autoriteteve serbe është në kundërshtim edhe me Marrëveshjen e Brukselit.
Nezir Mehmetaj është arrestuar nën dyshimet për krime të luftës, e ku më pas i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.