Lajme

Serbia i ofron ndihmë Kosovës për të testuar pacientët e dyshuar për Covid-19

Qeveria e Serbisë ka ofruar ndihmë në furnizim me 1000 teste për Covid-19 për Republikën e Kosovës, gjegjësisht për Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi në një email dërguar Ministrit në detyrë, Arben Vitia, Drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani të cilin e ka siguruar Gazeta Express ka kërkuar që të lehtësohet importi i këtyre testeve në pikën kufitare në Jarinjë.

Aty në detaje flitet për donacionin nga Serbia që sipas emailit do të sillet nga Zyrtari Ndërlidhës i Beogradit në Prishtinë, Dejan Paviçeviq.