Serbia i dërgon notë proteste UNESCO-s për shkak të rrugës Deçan – Plavë
Ministria e Kulturës dhe Informimit e Serbisë njoftoi sot se u ka dërguar notë proteste urgjente zyrtarëve më të lartë të UNESCO-s, siç raportojnë mediat serbe, për shkak të rivazhdimit të punëve në rrugën magjistrale Deçan-Plavë në zonën e mbrojtur të Manastirit, një zonë e mbrojtur nga UNESCO.
Siç theksohet, kërkesa e Serbisë është në përputhje me parimet e bazuara në konventat ndërkombëtare, veçmas në Konventën për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore botërore e të natyrës, si dhe në rekomandimet e tjera relevante, thuhet në njoftimin e mediave serbe, transmeton Koha.net.