Serbia është faktori destabilizues numër një në Kontinentin Evropian
Në lidhje me këtë analisti politik Leon Duhanaj ka thënë për “Bota sot” se Bosnja dhe Hercegovina nuk mund të merren si paralele, apo të krahasohen me raportin mes Kosovës dhe Serbisë.
Lideri i SDA-së, Bakir Izetbegoviq ka thënë se nëse Serbia njeh pavarësinë e Kosovës të gjithë radarët kthehen kah Bosnja dhe Herecegovina.
Ai duke komentuar rezultatin e relacionit mes Beogradit dhe Prishtinës dhe ato mes Kosovës edhe Bosnjës theksoi se lidhja e vetme mes Kosovës edhe Bosnjës është se “pala e njëjtë ka shkaktuar dhunë si ndaj shqiptarëve në Kosovë edhe ndaj boshnjakëve në Bosnje”.
“Nuk mund të heshtim ndaj kësaj dhe duhet të përkujtojmë kur duan të ngrenë paralel. Kanë vendosur njerëzit në trena dhe kanë tentuar të zbrazin Kosovën. E dimë çka ka ndodhur në Bosnje dhe si kulmoi në gjenocid. Kjo nuk është krijim i krizës dhe fillimi i konflikteve të reja. Problemi niset nga ata, përsëri nga Beogradi”, ka thënë Izetbegoviq.
Ai ka shtuar se, në rastin që Serbia pranon pavarësinë e Kosovës, të gjithë vëmendja dhe radarët kthehen nga Bosnja dhe Hercegovina.
Në lidhje me këtë analisti politik Leon Duhanaj ka thënë për “Bota sot” se Bosnja dhe Hercegovina nuk mund të merren si paralele, apo të krahasohen me raportin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne përpos që kemi armik të përbashkët nuk ka diçka që mund ta krahasojmë. Kosova është e populluar me mbi 90 % me shqiptarë dhe më asnjë mënyrë nuk guxon të merret si model. Serbia, është faktori destabilizues numër një, jo vetëm në regjion, por ne gjithë Kontinentin Evropian. Serbet e kuptojnë vetëm një gjuhë dhe ajo është gjuha e dhunës. Sa me shumë që merren me t ‘mirë (përkëdhelen) ata bëhen më agresiv dhe me destruktiv. Këndej mendoj që ka nevojë t’i shtohet presioni nga të gjitha anët, përndryshe ajo do ta çojë situatën drejtë luftës”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.