Lajme

Serbia e quan turp dënimin e dhunuesit të grave në Kosovë

Qeveria e Serbisë përmes Zyrës së saj për Kosovën, ka reaguar për dënimin e sotëm të ish-rezervistit serb në kohën e luftës, Zoran Vukotiq.

Vukotiq u dënua sot me 10 vjet burgim për kryerjen e krimit të dhunës seksuale, por për Qeverinë e Serbisë, ky është vendim i turpshëm dhe ka paralajmëruar apelimin kundër këtij vendimi.

Sipas Qeverisë së Serbisë, është vendim politik i marrë shumë kohë para se të zyrtarizohej.

“Ishte e qartë se vendimi kundër Vukotiqit ishte marrë para se të konfirmohej zyrtarisht dhe se ai duhet të kishte shërbyer si shembull e argument për partitë politike në Prishtinë”, thuhet në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kjo zyrë e ka quajtur edhe politik vendimin dhe këtë e ka lidhur me reagimin që ka bërë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për rastin.