Lajme

Serbi: Zgjedhjet lokale dhe parlamentare do të mbahen më 21 qershor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se zgjedhjet lokale dhe parlamentare do të mbahen më 21 qershor.

Këto komente, presidenti Vuçiq, i bëri pas përfundimit të takimit me përfaqësuesit e partive politike, sot në “Palat Srbije”.

“Ndëgjuam edhe disa përfaqësues politik, të cilët kanë kërkuar pesë ditë shtesë për fushatë parazgjedhore, ndërsa ne kemi marrë për bazë masën prej 38 ditëve, kohë e mbetur para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga afatet përcaktuese” – ka thënë Vuçiq.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale dhe parlamentare ishin shpallur për datë 26 prill, por për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia COVID-19, ato u shtynë për një datë tjetër./LuginaLajm