Lajme

Serbi: Shtabi i krizave – Mbajtja e obligueshme e maskave në ambiente të mbyllura

Mbajtja e maskave mbrojtëse brenda ambienteve të mbyllura do të jetë e detyrueshme, ky është një nga konkluzionet e seancës së Shtabit të Krizave për shkak të epidemisë së koronavirusit në Serbi, raportojnë mediat serbe.

Shtabi i Krizave dha një rekomandim për formimin e dy spitaleve qendrore 19 kovid: KBC Bežanijska kosa në Beograd dhe Klinika për sëmundje të mushkërive në Nish.

Seanca e shtabit të krizave po vazhdon ende dhe nuk dihet se a do të sillen edhe kufizime të tjera.