Lajme

Serbi/ Shtabi i Krizave: Masat mbeten në fuqi!

Konsultimet e pjesës mjekësore të Shtabit të Krizave për luftën kundër virusit korona me Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, të cilat supozohej të mbaheshin sot, nuk janë planifikuar ende dhe sipas burimit nga mediat serbe, me shumë mundësi nuk do të mbahen.

Kjo do të thotë se masat që janë në fuqi mbeten deri në një njoftim tjetër, dmth që informacioni dhe njoftimet për hapjen e kopshtit të kafiterive, të cilat u përmenden nuk janë kontrolluar ende dhe janë të sakta.

Gjithashtu, seancë e Shtabit të Krizave nuk është caktuar ende. Konsultimet e fundit mbi masat u mbajtën të martën. Atëherë u vendos që të mos lehtesohen masat, por të mbeteshim siç janë.

Për momentin, le t’ju kujtojmë, objektet hotelierike dhe qendrat tregtare janë të mbyllura, dhe relaksimi i vetëm i masave që përmenden në perspektivë është hapja e kopshteve të restoranteve dhe kafeneve.