Serbi: Qendrat tregtare, kafenetë dhe restorantet të punojnë deri ora 20, pritet miratimi nga qeveria
Branisllav Tiodoriviq, epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave deklaroi pas seancës së këtij organi të mbajtur sot se propozimet për të lejuar punën e qendrave tregtare si dhe të gjitha aktivitetet e shërbimit, të lejohen në ditët e punës deri në orën 8 pasdite u miratuan, transmeton Titulli.com.
Sipas deklartës së tij kafenetë dhe restorantet gjithashtu mund të jenë të hapura deri në orën 8 pasdite, duke respektuar masat ekzistuese, “pa përdorur muzikë në asnjë kuptim,” shtoi ai.
Masat duhet të miratohen nga Qeveria e Serbisë në seancën e sotme, tha Tiodoroviq, përcjellë Titulli.com.
Tiodoroviq vlerësoi se sesioni i sotëm i Shtabit të Krizave ishte “serioz dhe i vështirë” dhe shtoi se masat e reja do të azhurohen deri të Premten, kur do të bëhet një vlerësim i ri i situatës epidemiologjike.
Pastaj, siç tha ai, do të vlerësohet nëse ato masa do të zgjaten, ndryshohen apo plotësohen.