Serbi: Nga Janar i vitit 2021 pritet të rriten rrogat, paga mesatare mund të arrijë deri në 540 euro
Gjysmë milioni qytetarë të punësuar në sektorin publik dhe rreth 1.7 milion pensionistë duhet të presin të ardhura më të larta nga janari dhe rritjet janë të sigurta edhe për rreth 350,000 njerëz që sot marrin pagë minimale 30,000 dinarë në muaj.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai insistoi gjatë takimit me Fondin Monetarë Ndërkombëtarë për rritjen e pagave dhe theksoi se ne do të jemi vendi i vetëm, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, i cili do të rrisë pagat pavarësisht krizës.
Vuçiq ka bërë të ditur se deri në muajin Mars 2021 mund të presim që rroga mesatare ne Serbi të jetë 540 euro.
“FMN tha që pagat, pensionet dhe gjithçka tjetër nuk duhet të rriten, ata janë të kujdesshëm dhe më pëlqen qasja e tyre.
Ata janë skeptikë, por ne këmbëngulëm dhe treguam hapësirë të mjaftueshme për të rritur pagat në sektorin publik,” tha ai.
Vuçiç shtoi se ka hapësirë për rritje të buxhetit.
Edhe Ministri i Financave, Sinisha Malli, gjithashtu deklaroi këtë mëngjes se me buxhetin për vitin 2021 do të ndajë më shumë para për rritjen e pagave në sektorin publik dhe pensionet.
Përderisa ende pritet një informacion më i saktë se sa do të rriten pagat në sektorin publik, si në masë ashtu edhe sipas fushave, tashmë dihet që pensionet do të rriten sipas formulës zvicerane, me 5.9 përqind.
Njëkohësisht paga minimale do të jetë më e lartë për 6.6 përqind dhe në vend të 30,000 sa shtë këtë vit, do të arrijë në 32,126 dinarë.