Serbi: 5000 dinarë denimi nëse ju kapin pa certifikatë të vaksinës në kafiteri
Në Serbi çdo qytetarë duhet të posedojë certifikatën e vaksinës nëse shkon pas oreës 20:00 ose gjindet në kafiteri pas kësaj ore dhe ky vendim ka hyrë në fuqi nga dita e sotme pra 8 nëntor 2021.
Denimet janë të medha nëse thyhet ky rregull i vendosur në këtë kohë epidemie
Nëse personi juridik e shkel këtë masë, paguan 3.000.000 dinarë ose mbi 25.400 euro, për sipërmarrësit është 150.000 dinarë ose mbi 1220 euro, ndërsa për personin përgjegjës ne objektet hotelerike eshte 50.000 dinarë ose 420 euro. Kujdestari i Kovid-it i cili nuk e kryen punën e tij do të paguajë 30,000 dinarë ose 250 euro, ndërsa një mysafir që nuk ka certifikatën e vaksinës do të duhet të paguajë një gjobë prej 5,000 dinarë ose 42 euro.
Kjo mase per kerkimin e certifikates se vaksines ka hyrë në fuqi gjatë fundjavës së 24 tetorit, ndërsa dënimi u zbatua nga e hëna e 26 tetorit.