Lajme

Serbi, 13 të vdekur dhe 1.684 raste të reja me Kovid

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 1.684 raste të reja me këtë virus, transmeton Kosova Post.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 4.112, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 406.352.

Aktualisht janë hospitalizuar 3.904 persona, ndërsa 129 persona janë në respiratorë.

Nga dje, 9.759 persona janë testuar, duke e çuar në 2.685.755 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.(AA)