Serbi, 100 vjet burgim për vrasësit e gazetarit Çuruvija
Gjykata Speciale në Beograd i ka dënuar sot me nga 30 e 20 vjet burgim katër të akuzuar, pjesëtarë të ish – Resorit të Sigurimit shtetëror, për vrasjen e pronarit dhe gazetarit të “Dnevni telegraf” Slavko Çuruvija, më 11 prill të vitit 1999, njofton tanjug, transmeton Ministria Lajmeve
Ish –shefi i atëhershëm i Sigurimit Shtetëror Radomir Markoviq dhe ish- shefi i atëhershëm i Qendrës së Beogradit të Sigurimit Shtetëror Milan Radonjiq u dënuan me nga 30 vjet burgim, ndërsa pjesëtari i përbërjes rezervë nga Sigurimi Shtetëror Miroslav Kurak dhe operativisti i këtij shërbimi Ratko Romiq u dënuan me nga 20 vjet burgim.