Mbyllet finalja e Australian Open, Djokoviç nuk zbret nga “froni”

Novak Djokoviç ka triumfuar në finalen e Australian Open. Tenisti serb mundi austriakun Dominik Thiem në një finale spektakolare.

Djokoviç triumfoi në setin e parë 6-4 por kundërshtari i tij u kundërpërgjigj duke fituar dy sete e tjera 6-4, 6-2.

Kur u duke se për Djokoviç ndeshja mund të kishte marrë fund ai tregoi pse konsiderohet një nga më të mirët e të gjitha kohërave në tenis.

Ai fitoi setin e katërt 6-3 dhe të fundit 6-4 duke triumfuar kështu për të tetën herë në Australian Open për të tetën herë dhe të dytin vit radhazi.

26-vjeçari Thiem bëri një paraqitje shumë të mirë në këtë turne por duket se duhet të presë dhe ca për të fituar Grand Slamin e tij të parë.