Serbët në Veri shpallin një deklaratë 6 pikëshe, kërkojnë Asociacion
Kuvendet Komunale të katër komunave veriore të Kosovës, Mitrovicës së Verut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dalë në një deklaratë të përbashkët gjashtë pikësh ku e kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe mandatojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq “që të flasë në emër të tyre”.
Kjo deklaratë vjen vetëm pak kohë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, e më pas edhe në një konferencë për media ripërsëriti se më 1 shtator do të zbatohet reciprociteti për targa dhe dokumente.
Para se të kumtohen këto pikat, në deklaratën e e transmeton kossev.info, pretendohet se serbët “po persekutohen nga Prishtina”, sipas tyre “hetimet po planifikohen qëllimisht”, referuar luftimit të kontrabandës në Veri.
“Në emër të qytetarëve të komunave tona, ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që përmes dialogut të gjejë një zgjidhje kompromisi, të qëndrueshme dhe afatgjatë për problemin e targave dhe kartave të identitetit. në 7 ditët e ardhshme, në përputhje me interesat e qytetarëve tanë duke ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë”, thotë pika e parë e dokumentit.
Pika e dytë e kërkon themelimin e Asocaiconit të Komunave Serbe, sipas tyre “është obligim që Kosova ia ka Bashkimit Evropian”.
Ftojmë bashkëqytetarët që të mos bien në grackën e vendimeve të njëanshme dhe ofertave joshëse të Albin Kurtit për targa dhe dokumente personale, sepse kjo nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, për më tepër Prishtina po e përdor këtë çështje si fillimi i llogarisë përfundimtare me popullin serb dhe Serbinë në këto zona”, thotë pika e katërt.
Në pikën e pestë thuhet se, përfaqësueit e këtyre komunave “mbrojnë interesat e popullit serb”.