Senatori amerikan që u takua me Vuçiq javën e kaluar vetizolohet për shkak të koronavirusit
Kongresmeni i Teksasit republikani njohur Ted Cruz ka njoftuar se do të izolohet pasi kishte shtrënguar duart me një person të infektuar me koronavirus në një Konferencë të kohëve të fundit të Veprimit Politik Konservator, raporton CNN/përcjell Ministria e Lajmeve.
Senatori Cruz, si anëtar i Komitetit të Politikës së Jashtme të Senatit, më 2 Mars ishte takuar me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ky u fundit kishte publikuar foton e këtij takimi, në llogarinë e tij në Instagram, ndërsa takimi kishte ndodhur në ndërtesën e Senatit në Uashington.
Vlen të theksohet se në të njejtën ditë është zhvilluar edhe takimi i shumëpërfolur në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Takimi kishte ndodhur në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, raporton Ministria e Lajmeve.